TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2024, 19:39

“Ne jemi PD-ja zyrtare”, Alibeaj akuza Ramës dhe Berishës: Negociata të fshehta në kurriz të qytetarëve!

Shkruar nga Pamfleti

“Ne jemi PD-ja zyrtare”, Alibeaj akuza Ramës dhe Berishës:

Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj tha se negociatat mes Partisë Socialiste dhe asaj pjesë që ai refuzon që ta quajë Partia Demokratike, janë të fshehta dhe jo në interes qytetarëve.

Në një intervistë për “A2CNN”, Alibeaj tha se fakti që nuk ka asnjë prononcim nga ana e PS-së lidhur me marrëveshjen, sipas tij, tregon se po bëhet një pazar i fshehtë.

Nuk ka një PD të Rithemelimit, ka një grup, po, PD është institucioni zyrtar ligjor, i përfaqësuar në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Negociatat janë okulte sepse që nga koha kur është miratuar një vendim nga Kuvendi për reformën zgjedhore, nuk do duhet të jetë negociata e fshehtë aq më tepër Pazar, por një çështje që i adresohet publikut. 

Çdo tentativë për negociata, pazare të fshehta, shkojnë kundër interesat të qytetarëve. Muhabete skutash, negociatash, nuk është interesi im dhe as i PD. Nuk ka asnjë prononcim dhe as në tavolinë dhe as nën tavolinë nga PS", tha ai.

Ai është shprehur kundër aksionit opozitar që ka vijuar deri më tani nga grupi i Rithemelimit. Kjo sepse sipas Alibeaj, ai aksion nuk ka sjellë asnjë produkt.

Parlament tym e flakë siç është nuk lejoni që zëri i opozitës të çohet të publiku. Cili është produkti. Aksioni opozitar vlerësohet me produkt çfarë ka arritur”, u shpreh ai.

alibeaj

Lini një Përgjigje