TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2024, 18:15

“Po bëhen pazare okulte”, Alibeaj: PS duhet të tregojë nëse synon të dështojë Reformën Zgjedhore

Shkruar nga Pamfleti

“Po bëhen pazare okulte”, Alibeaj: PS duhet të

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, njëherësh deputeti i Partisë Demokratikke, Enkelejd Alibeaj, akuzoi mazhorancën se nuk do që proçesi zgjedhor të bëhet me lista të hapura dhe në mënyrë elektronike.

Alibeaj gjithashtu akuzoi se socialistët nuk janë dakord as që të votojë diaspora.

“Publiku e di se Partia Socialiste nuk i ka dashur listat e hapura, nuk e do votën e diasporës, nuk do që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore, ku vota e shqiptarëve në veri a në jug, të jetë e barabartë. Sepse do që të marrë në mënyrë jo të drejtë 6-7 mandate në tavolinë. Përse nuk i duan? Pse s’duan t’i japin shqiptarëve të drejtën të zgjedhin përfaqësuesit e tyre? Përse nuk duan që vota e shqiptarëve të jetë e barabartë dhe të votohet dhe numërohet elektronikisht”, tha Alibeaj.

Alibeaj tha se mazhoranca duhet të japë llogari nëse po kërkon të dështojë Reformën Zgjedhore për ta çuar në Komisionin e Ligjeve ku mund ta votojë edhe vetëm me votat e veta.

“Media ka thënë, ka folur që negociata apo pazare okulte janë duke u zhvilluar, ndaj ky është një interes publik që Partia Socialiste ta bëjë të ditur këtë gjë. Në komisionin e reformës zgjedhore, Partia Demokratike ka përfaqësuesit e vet. Aty është vendi se ku debatohen të gjitha alternativat dhe të gjitha pozicionet. Ne i kemi çuar prej kaq e kaq muajsh të gjitha opsionet tona, të gjitha alternativat tona, dreftligjin përkatës, për listat e hapura, për Shqipërinë një zonë, për votën e diasporës, për votimin dhe numërimin elektronik dhe për një sërë garancish të tjera që procesi zgjedhor do të duhet të ketë.

Ndaj, një orë e më parë tashmë ku letrat janë hapur, Partia Socialiste do të duhet ta tregojë, do ta dështojë komisionin e reformës zgjedhore, do të bëjë një marrëveshje okulte, do të bëjë një marrëveshje të njëanshme, do ta çojë çështjen në komisionin e ligjeve, do të bëjë një ligj të njëanshëm sipas orekseve dhe shijeve të saj? Kjo është ajo se çfarë publiku kërkon, zgjedhësit kërkojnë, Shqipëria kërkon. Ndaj është një përgjigje që duhet dhënë një orë e më parë”, tha Alibeaj.

enkelejd alibeaj reforma zgjedhore negociata

Lini një Përgjigje