TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2024, 16:40

Negociatat PS-PD/ Nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve, pritet të miratojë komisionet hetimore

Shkruar nga Pamfleti

Negociatat PS-PD/ Nesër mblidhet Konferenca e Kryetarëve, pritet

Konferenca e Kryetarëve pritet të mblidhet ditën e nesërme, pas dakordësisë së përfaqësuesve politikë, për rikthimin e normalitetit në jetën parlamentare.

Konferenca e Kryetarëve do të shqyrtojë ngritjen e dy komisioneve hetimore sipas dakordësisë së arritur që të rishihet objekti i ngritjes së tyre.

Opozita e cila ka konfirmuar pjesëmarrjen në mbledhje pritet të dërgojë një tjetër këkresë për ngritjen e komisioneve hetimore, që do të përfshihet në rendin e ditës, pas dakordësisë së arritur mes palëve.

Gjatë ditës së hënë kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi ka zhvilluar takime me bashkëdrejtuesin socialist të reformës zgjedhore, kryetarin e komisionit të ligjeve si dhe me drejtuesen e Parlamentit, Lindita Nikolla, për të vendosur përfundimisht mbi kërkesat e negociuara të grupit parlamentar demokrat.

Kërkesa e Bardhit për të pasur bashkëdrejtuesin e reformës zgjedhore duket se nuk do të marrë zgjidhje, pasi mazhoranca mendon që nuk duhet të ketë më një komision të posaçëm për ligjin zgjedhor.

pd ps negociata

Lini një Përgjigje