TAGS-AT E JAVËS

Politike25 Korrik 2024, 17:37

“Kodi i ri zgjedhor, pazar mes Berishës dhe Ramës”, Alibeaj: Propozimet në Komision erdhën nga Bylykbashi!

Shkruar nga Pamfleti

“Kodi i ri zgjedhor, pazar mes Berishës dhe Ramës”,

Deputeti Enkelejd Alibeaj shpjegoi se çfarë ndodhi mbrëmë në Komisionin e Ligjeve ku u miratua marrëveshja PD-PS për kodin e ri zgjedhor, ku ndër të tjera listat për deputetë janë të mbyllura në 1/3 e tyre.

Në një intervistë për "Report Tv", Alibeaj e cilëson si një Pazar që ka kohë që bëhet për t’i dhënë mandatin e katërt Edi Ramës.

“Nuk ka ndodhur vetëm ditën e djeshme. U bë 8, 9 muaj, një pazar mes Berishës dhe Ramës. Për ti dhuruar Ramës mandatin e katërt në tavolinë pa zgjedhje. 3 ishin kërkesat që depozitova 3 muaj më parë. Shqipëria një zonë, vota e diasporës efektive dhe listat e hapura. Shqipëria një zonë për një arsye të thjeshtë, për barazinë e votës. Një votë Vlorë vlen shumë se një votë në veri. Siç është e ndarë Shqipëria në 12 qarqe, gara bëhet për ato 12 mandatet e fundit në secilin qark. Këto i merr partia më e madhe, sot është PS. Ndaj ajo se çfarë ndodhi dje, u la në fuqi ndarja e Shqipërisë në 12 zona. 12 mandate PS e Ramës i merr qyl. I merr nesër, futet në zgjedhje me rezultatin 12 me 0. Përdor buxhetin, përdor patronazhistë, gjithçka. Merr dhe 12 mandate”, u shpreh Alibeaj.

Ndërsa më tej, Alibeaj u shpreh se propozimi për 1/3 e listës dhe lënien e sistemit po kështu si në 2008 erdhi nga Bylykbashi, pra nga Sali Berisha.

“Gjiknuri tha se ishte propozimi i Bylykbashit, i Berishës. Pro-pozimi për 1/3 dhe lënien e sistemit kështu ishte i Bylykbashit pra i Sali Berishës. Në 2021 i morën në mënyrë parazitare dy partitë e mëdha, PS mori 6 apo 7, PD 3 apo 4. Është deformimi i sistemit. Në konfigurimin aktual, PS është [parti e parë në çdo qark. Do marri 12 mandate”, tha ai.

Sipas Alibeajt, me këtë marrëveshje parlamenti i ardhshëm do kthehet në ushtri kukullash të dy kryetarëve.

Kanë bërë një sistem, 1/3 është e fiksuar. Ata që vendosen këtu nuk i nënshtrohen votës parapëlqyese. Mund  të bëhen deputetë edhe me 0 vota. 47 deri 48 mandate bëhen deputetë vetëm se i cakton kryetari i partisë. Me rezultatin e 2021, jo 47 po plot 96 deputetë janë të emëruar nga kryetari. Ngelen vetëm 44 që zgjidhen nga zgjedhësit. Parlamenti i ardhshëm do jetë jo me 140 deputetët, por vetëm me 2, kryetarët e partive. Pjesa tjetër një ushtri kukullash. E kanë kthyer në sistemin e listave të mbyllura të 2008. Ajo që u miratua mbrëmë bie ndesh me Kushtetutën. Të paktën thuhet në Kushtetutë listat janë të hapura. Nëse dikush mbyll listat, le ta bëjë partia, por jo të detyrojë shqiptarët të bëjë një zgjedhje të caktuar”, u shpreh Alibeaj.

Lini një Përgjigje