
Lulzim Basha kryetari i Demokratëve Euroatlantikë tha se Rama duhet të largohet nga posti i kryeministrit.
I ftuar në “Drejt” ai sulmoi edhe Berishën, pasi sipas tij, është ai që mban në pushtet Ramën.
“Rama duhet të largohet. Në vitin 2017 erdhi si rezultat i një formule të ardhur nga aleatët për të zgjidhur krizën politike, por zbuloi se Rama ishte probleme dhe nuk mund të jetë zgjidhja. Revolucioni i propozuar dhe kurrë i metalizuar nga Berisha kishte propozim qeverinë teknike. Nëse do të kishte qenë serioz dhe i sinqertë, atëherë do të kishte refuzuar që të bashkonte votat për Kodin Zgjedhor. Berisha është vendosur në një pozitë vasaliteti me Ramën. Pse i voton ndryshimet në kodin zgjedhor, kur në fakt duhen 84 vota. Kur opozita shpall modelin e qeverisë teknike, kur unë e kam shpallur dhe funksionon në Maqedoninë e Veriut dhe mund të fute tonë Kod Zgjedhor”, tha ai.
Lini një Përgjigje