Kreu i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur nga jashtë ambienteve të Kuvendit në një prononcim për mediat akuzës së Gazment Bardit se ka marrë 2 kate në një kullë në një prej zonave më të shtrenjta të Tiranës.
Basha e ka hedhur poshtë këtë deklaratë të Bardhit duke e quajtur “sajesë e shkollës berishiste” teksa ka shtuar se familjarët e tij e kanë çdo transksion të deklaruar dhe se taksat i kanë transparente.
Basha i cilësoi si shpifje, që vijnë nga ai që tashmë e quajti si avokat të babait të Shkëlzen Berishës, që deri e dje e sulmonte.
"Është një shpifje e pastër e shkollës berishiste, vjen nga një njeri që dje sulmonte babin e zenit dhe sot është bërë avokati i babait të zenit dhe aleancës së kullave. Familjarët e mi çdo transaksion e kanë transparent ndryshe nga aleanca e kullave dhe avokati tyre i ri Gaz Bardhi", tha Basha.
Lini një Përgjigje