Jemi në vitin 2023 dhe pushtetarët tanë lavdërohen që ia kanë çuar namin kudo nëpër botë Shqipërisë, por në realitet qytetarët këtu luftojnë si në mesjetë për ujë e rrugë.
Banorët e fshatit të Mezhgoranit në Tepelenë protestuan sot se po ju vidhet uji për shkak të një ndërtimi që po bëhet aty.
E sikur të mos mjaftonte kjo, edhe rruga iu është bërë copë-copë nga makineritë e mëdha që kalojnë përmes fshatit.
Si gjithmonë, deputetët i shkojnë vetëm për votat.
"Këtu do derdhet gjak nëse nuk jepet zgjidhje. Deputetët vijnë vetëm për votat. Kryetarin e bashkisë e kemi kontaktuar dhe nuk ka dhënë zgjidhje," thonë banorët.
E dini cili është turpi më i madh në këtë rast?
Se u angazhuan 150 forca policore në fshatin e vogël për këtë protestë, duke nxitur edhe më shumë përplasjen me banorët./Pamfleti
Lini një Përgjigje