TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 11:12

Gjysmë buke nën sqetull përballë ‘para, pushtet dhe krim me bollëk’!

Shkruar nga Pamfleti

 

Gjysmë buke nën sqetull përballë ‘para, pushtet dhe
Deputeti Dashnor Sula me bukë në Kuvend /

Një serial me titull ‘Para, pushtet dhe krim me bollëk’ do të ishte i denjë për këtë vend, ku të treja këto kanë dominuar raportin me të mirën në mënyrë të frikshme krahasuar me popullsinë këtu.


Deputeti demokrat Sula shkoi sot në Kuvend me një gjysmë buke në sqetull për t’i treguar ligjvënësve tanë se kaq ia rritën pensionin pensionistëve.
Gjysmë buke në muaj!
Çfarë mjerimi, kur kjo gjysmë buke në sqetull parakalon në oborrin e një Parlamenti, ku makinat superluksoze të zënë sytë, kur veshjet firmato mijëra euroshe parakalojnë në tapetin e kuq të shkallëve të Kuvendit, kur rrogat i rriten pushtetarëve miliona lekë në muaj plus bonuse të pafundme.
Këta as qenit nuk ja hedhin këtë gjysëm buke 600 lekëshe, sepse edhe ushqimi I kafshëve të tyre kushton një rrogë më vete mujore, dhe e majme madje.
A do vijë dita që dikush si në Rumani jo shumë kohë më parë, këta t’i hedhë prej leckash nëpër koshat e mbeturinave?
“Sot një bukë masive kushton 1.200 lekë të vjetra. Rritja është as sa një gjysmë buke. Bukë për 30 ditë i thonë 36 mijë lekë, kur pensioni është rritur 15 mijë lekë. Luks i shfrenuar për Gjykatën Kushtetuese, e cila thuajse është totalisht në uzurpimin e qeverisë. Kryetarja do marrë 8 mln, pensionistëve iu shtohet 500 lekë në ditë. Do doja të protestoja për gjendjen në të cilën ndodhen prindërit dhe gjyshërit tuaj. Polarizimi i shoqërisë i tejskajshëm. Është e turpshme, duke nisur nga unë, deputet i këtij parlamenti që kam atë rrogë. Fshatarët, punëtorët nuk mbushin barkun me bukë”, thotë Sula./Pamfleti

gjysmë buke nën sqetull para krim pushtet

Lini një Përgjigje