TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 11:23

Zgjedhjet në Kukës, Sula shpërthen ndaj mazhorancës: Kurrë mos u ngopshi! Si fitoni ju me ministra e deputetë në burg?

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Kukës, Sula shpërthen ndaj mazhorancës:
Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ditën e sotme në sallën e Kuvendit, ngriti pikëpyetje se si ka mundësi që Partia Socialiste ka fituar zgjedhjet në Kukës në një kohë kur thotë se nga ana e kësaj partie kanë përfunduar pas hekurave zyrtarë të lartë.

Deputeti Sula e ka përfunduar fjalën e tij në kuvend duke iu drejtuar mazhorancës me fjalët “kurrë mos u ngopshi”.

"Ju çfarë nuk bëni dhe fitoni prapë. Fituat Kukësin. Po mo e fituat me 5 mijë-6 mijë vota. Nuk e shpjegoj dot dhe as mendja më e shquar çfarëdo qoftë edhe nobelisti më i madh se pse mund të ndodhë diçka e tillë që mazhoranca juaj çfarë nuk bëni dhe prapë ju fitoni.

Si fitoni? Zëvendëskryeministri në burg, ministra në burg, deputetë në burg, kryetarë bashkie në burg, edhe prapë ju jeni të mirë dhe ju do populli? Ju edhe këtë opozitë që ka mbetur doni ta zhdukni. Merreni dhe në 2025 dhe me Ramën kryeministër tuaj. Ju jeni të pangopur për pushtet dhe doni të shkatërroni dhe opozitën dhe madje të na mbysni fare. Bravo ju qoftë dhe kurrë mos u ngopshi!", tha Sula.

 

dashnor sula kuvend

Lini një Përgjigje