TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 11:13

Sherri Basha-Bardhi në Kuvend, Flutura Açka: Sot PD ka dy “B” të tërbuar dhe një “B” të vaksinuar!

Shkruar nga Pamfleti
Sherri Basha-Bardhi në Kuvend, Flutura Açka: Sot PD ka dy
Flutura Açka

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka reaguar menjëherë pas sherrit të Lulzim Bashës dhe Gazmet Bardhit.

Deputetja e PD-së, iu përgjigj kryetarit të grupit Gazment Bardhi i cili tha se Lulzim Basha ndiqet vetëm nga dy ose tre deputetë pasi të tjerët e kanë braktisur.

“Dëgjove këtu se Basha ndiqet nga disa, nja dy. Një nga ata jam edhe unë. Unë jam në PD. Ku i kam gjetur kolegët e mi të nderuar dhe ku do u lë. Zoti Bardhi dhe kolegët e mi, i vetmi mëkat që kam unë është që nuk e kam qarë dot babën në PD prandaj anatemohem.

Juve (socialistëve) po ju kujtoj “KPD”-në e 2001-it. Ashtu qeshni edhe ju me ne. Por atë e bëri një Fatos Nano i dashuruar, këtu tre “B” (Berisha, Basha, Bardhi) të lënduar. Ose më mirë, tamam, dy “B” pak të tërbuar (Berisha-Bardhi) dhe njëri (Basha) i vaksinuar në Europë” tha ajo.

Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi janë përplasur sot në Parlament në nisje të seancës plenare duke bërë akuza në adresë të njëri-tjetrit. Basha iu drejtua kryeparlamentares Lindita Nikolla për njoftimin që asaj i ka ardhur para një muaji në lidhje me kryetarin e grupit parlamentar të PD-së.

 

flutura açka basha bardhi

Lini një Përgjigje