Dëshirën mund ta ketë, por i duhet forca...
Lulzim Basha foli! Po po, ai sot bëri opozitë të vërtetë në Parlament. Ai ngriti zërin dhe denoncoi mazhorancën për përçarjen e opozitës, keqqeverisjen dhe qasjen e gabuar ndaj Kosovës.
Luli as nuk u kompleksua nga e qeshura tallëse e dyshes së re Bardhi-Berisha. Pa dyshim që është shumë vonë dhe rrjedhimisht nuk ngjall më as besim e as shpresë nisur dhe nga bilanci i humbjeve të tij, por nisur nga ajo që tha dje Evi Kokalari, se më mirë opozitë me Bashën, se Berishën e Metën, atëherë rritja e Lulit të Vocërr është lajm i mirë. Luli nuk u kompleksua as kur Bardhi i kujtoi katet e dy kullave që ka marrë në Tiranë, por siç thotë Kokalari edhe në këtë aspekt, nëse do i krahasonim, padyshim që rritja e Lulit të Vocër është lajm i mirë. E në një vend ku të gjithë janë rritur me formulën fatale, më mirë e keqja më e vogël, le të jetë rritja e Lulit të Vocërr një lajm i mirë. A do të vazhdojë Basha të luftojë e të ngrihet mbi Berishën e Bardhin? Dëshirën mund ta ketë, por i duhet forca. Kjo e fundit mund t’i vijë vetëm nëpërmjet një rruge: Të flasë e të tregojë gjithçka di e me fakte për Sali Berishën. Që atëherë ta pranojnë të gjithë që po, rritja e Lulit të Vocërr qenka vërtet lajm i mirë./Pamfleti
Lini një Përgjigje