TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2023, 10:48

Basha i përgjigjet Spiropalit: Sillni Ramën në Kuvend, të japë llogari për Kosovën

Shkruar nga Pamfleti

Basha i përgjigjet Spiropalit: Sillni Ramën në Kuvend, të

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i është përgjigjur ministres Spiropali duke i thënë se kanë varrosur kërkesën e PD për interpelancë me Ramën, sa i takon deklaratës së këtij të fundit për të marrë në kontroll veriun e Kosovës. Basha shprehet se i’u intereson vetëm të bëjnë teatër.

“Zonja ministre, ku e keni interpelancën e kërkuar nga PD e varrosët bashkë me kryetaren e kuvendit në konferencën e Kryetarëve sepse nuk doni që Rama të vijë e të japë llogari. Të japë llogari se çfarë do të thotë deklarata e tij që KFOR të marrë në zotërim veriun. Vallë nuk e di që KFOR nuk e di ka në zotërim gjithë Kosovën me mandatin e vet dhe po kështu policia e Kosovës ka mandatin saj. Juve ju intereson ky teatër. Ditën teatër e natën kulla”, tha Basha.

basha spiropali

Lini një Përgjigje