Kancelari gjerman Friedrich Merz duket se është habitur me fitoren e katërt rresht të Edi Ramës.
Euronews është përpjekur të lexojë gjuhën mes tyre dhe qartazi kancelari e pyet kryeministrin Rama nëse ky është mandati i katërt teksa shefi i qeverisë e pohon me kokë.
Tirana është sot kryeqendra e Europës, pasi po mirëpret Samitin e Komunitetit Politik, forum i cili sjell në kryeqytetin shqiptar 52 liderë europianë, përfshirë këtu Presidentë, Kryeministra, liderë të BE-së, NATO-s dhe OSBE.
Tema e diskutimit të samitit do të jetë “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët” dhe është strukturuar në 3 tryeza të rrumbullakëta me tematika të ndryshme.
Lini një Përgjigje