TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 10:09

Video-LIVE/ Nis Samiti në Tiranë, Rama pret liderët e Europës me atletet me numrin 5

Shkruar nga Pamfleti
Video-LIVE/ Nis Samiti në Tiranë, Rama pret liderët e
Edi Rama/ Foto nga Getty Images

Tirana po mirëpret Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.

Kryeministri Edi Rama është duke pritur liderët botërorë.

Video-LIVE/ Nis Samiti në Tiranë, Rama pret liderët e

Ajo çka bie në sy është veshja e kryeministrit. Kreu i qeverisë ka veshur një palë atlete me numrin 5, që simbolizon fitoren e PS, numrin në renditje në fletët e votimit të zgjedhjeve të 11 majit, si dhe yllit me 5 cepa.

Video-LIVE/ Nis Samiti në Tiranë, Rama pret liderët e

Rama ka pritur deri më tani në kryeministri dhe mbajti takim me kreun e NATO-s Mark Rutte, kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa do të presë gjithashtu edhe Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen; Princin Sovran të Monakos Albertin II; Kancelarin e Austrisë Christian Stocker; Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan; Kryeministren e Italisë Giorgia Meloni; Presidentin e Qipros Nikos Christodoulides; Kryeministrin e Hollandës Dick Schoof; Kryeministrin e Belgjikës Bart de Wever, si dhe do të mirëpresë me takime duarsh të gjithë liderët e ftuar në Samit me të cilët do të ketë edhe një foto familjare.

Video-LIVE/ Nis Samiti në Tiranë, Rama pret liderët eVideo-LIVE/ Nis Samiti në Tiranë, Rama pret liderët e

Mbërritja e pjesëmarrësve në samit do të jetë përpara Muzeut Kombëtar për t’iu drejtuar godinës së Operës nga ku do të mirëpritën prej kryeministrit Edi Rama.

Më pas të gjithë së bashku do t’i drejtohen ambienteve të ndërtuara enkas për këtë samit pas monumentit të Skënderbeut.

rama pret liderët e europës me atletet me numrin 5

Lini një Përgjigje