
Kryeministri Rama priti sot presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan, në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian, një ngjarje që zhvillohet për herë të parë në një vend të Ballkanit Perëndimor.
Lideri turk pati një shtrëngim duarsh me kryeministrin Edi Rama, i cili e shoqëroi vetë deri në vendin ku qëndronin mediat.
Erdogan zgjodhi të mos prononcohej shumë për mediat, ndërsa dha vetëm një deklaratë të shkurtër për miqësinë mes popullit turk dhe Shqipërisë.
“Po presim shumë gjëra së bashku me vëllain tim, Edi Ramën. Ne do t’i bëjmë zë paqeje të gjithë botës në Shqipëri”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje