Kancelari gjerman Friederich Merz ka mbërritur në tapetin e kuq në Tiranë, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian, ku i prit nga kryeministri Edi Rama.
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka dhënë një mesazh të shkurtër para mediave, teksa shprehet mjaft i kënaqur për vizitën e tij në Shqipëri.
“Jam i lumtur që jam këtu për herë të parë për këtë takim. Po shikoj dhe po pres të takoj liderët europian. Po shikoj të bashkëpunoj dhe dëgjoj liderët që janë këtu, me vendet anëtare të BE-së por dhe vende të tjera që nuk janë anëtare”, u shpreh Merz.
Pak më parë Merz bëri gjithashtu një reagim në rrjetin social X nga ku vlerësoi organizimin e një Samiti në përmasa të tilla.
“Takimi i parë i Komunitetit Politik Evropian në Ballkanin Perëndimor është një shenjë e rëndësisë së veçantë të rajonit për Evropën. Evropa mbahet e bashkuar nga vlerat tona të përbashkëta – madje edhe përtej vendeve të BE-së. Ne duhet të qëndrojmë së bashku më ngushtë se kurrë”, shkroi Merz.
Lini një Përgjigje