TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Maj 2025, 11:51

Samiti Evropian, Zelensky mbërrin në tapetin e kuq në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
Samiti Evropian, Zelensky mbërrin në tapetin e kuq në Tiranë
Rama takon Zelenksyn

Ka mbërritur në tapetin e kuq në Tiranë, presidenti ukrainas Volodymir Zelensky. Zelensky u prit në një takim të ngrohtë nga kryeminsitri Edi Rama. 

Liderët e 47 vendeve dhe organizatave evropiane mblidhen të premten për një samit njëditor në kryeqytetin e Shqipërisë, për të diskutuar sfidat e sigurisë dhe mbrojtjes në të gjithë kontinentin, me agresionin e plotë të Rusisë ndaj Ukrainës në krye të agjendës.

Vendet e Ballkanit Perëndimor shpresojnë se në Samitin e Komunitetit Politik Evropian do të bisedohet edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian.

Në këtë Samit, i cili mban moton: “Evropa e re në një botë të re: unitet – bashkëpunim – veprim i përbashkët”, do të diskutohet edhe për mënyrat për ta përmirësuar konkurrueshmërinë e kontinentit dhe për të përballuar emigracionin e paautorizuar.

 

Lini një Përgjigje