TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Shkurt 2025, 18:52

KAS rrëzon Celibashin: Mitingu i Ramës në sheshin Skënderbej, i paligjshëm

Shkruar nga Pamfleti

KAS rrëzon Celibashin: Mitingu i Ramës në sheshin

Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar një vlerësim të Kryekomisionerit Ilirjan Celibashi, i cili e konsideronte si të ligjshëm takimin e Kryeministrit Edi Rama me punonjësit e Bashkisë së Tiranës dhe institucioneve nën varësinë e saj, që u mbajt në sheshin Skëndërbej disa ditë më parë. Sipas KAS, ky miting i Kryeministrit është i paligjshëm.

Ishte “Qëndresa Qytetare” e cila iu drejtua KAS për shfuqizimin e vendimit të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili disa orë përpara zhvillimit të tubimit të 20 shkurtit e kishte cilësuar si konform ligjit.

“Qëndresa qytetare” fillimisht i kërkoi Celibashit moslejimin e tubimit në sheshin “Skënderbej” dhe më pas iu drejtua KAS-it.

"Sot, Komisioni Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 3 depozituar nga Qendra “Qendresa Qytetare” me objekt” “Shfuqizimi i Vendimit nr. 129, datë 20.02.2025, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve”.

Në përfundim të shqyrtimit, KAS konstatoi mangësi si në kërkesën e organizatës “Qendresa Qytetare” drejtuar KShZ, ashtu edhe në vendimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, për shkak se nga rrethanat e faktit rezultoi se aktiviteti i zhvilluar në datën 20.02.2025, në ora 16:30 në sheshin "Skënderbej" ishte i ndryshëm nga aktiviteti i raportuar në platformën e KQZ-së dhe për rrjedhojë procedimi administrativ duhet të ishte zhvilluar i orientuar në lidhje me këtë fakt. Për këtë shkak, KAS vendosi shfuqizimin e vendimit të Komisionerit me nr. 129, datë 20.02.2025", thuhet në njoftim

 

 

Lini një Përgjigje