TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2023, 11:45

Kandidatët për ambasadorë prezantojnë platformat, revoltohet opozita: Rama po bën qoka, emrat nuk janë diplomatë!

Shkruar nga Pamfleti
Kandidatët për ambasadorë prezantojnë platformat, revoltohet
Mbledhja e Komisionit të Jashtëm

Komisioni i Jashtëm ka nisur ditën e sotme dëgjesat me kandidaturat e propozuara për ambasadorë të Shqipërisë në disa vende të Evropës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi kanë marrë dritën jeshile nga kryeministri, 12 propozimet e qeverisë shqiptare po shpalosin platformën e tyre përpara deputetëve të Komisionit të Jashtëm.

Meri Kumbe e propozuar si ambasadore në Izrael ishte e para që doli përpara komisionit.

Deputeti Tomor Alizoti, tha se qeveria e ka kthyer në vend qokash politikën e jashtme dhe emërimet në postet diplomatike. Ai u shpreh kundër zonjës Kumbe, që është zv/ ministre.

“Politika e jashtme është kthyer në vend qokash. Izraeli është një vend me një potencial të madh dhe do të doja të shikoja në një njeri, njohës të mirë të Izraelit. Mendoj se jeni në postin e gabuar.

Do të ishit shumë mirë në UNESCO. Izraeli është vend shumë delikat. Prodhon shumë politikë. Ambasadori është figurë e madhe, figurë shumë serioze e një shteti. Nuk duhet të jetë vend qokash ky post.

Diplomacia ngjan pak me ushtrinë, që fillon nga grada më e ulët deri tek ambasador. Pse në postet diplomatike duhet të ketë njerëz që duan vetëm kryeministrin?!” tha ai.

Ndërsa deputeti Agron Gjekmarkaj u shpreh se Turqia dhe Konferenca Islamike na kushtëzojnë marrëdhëniet me Izraelin.

“Marrëdhënia me konferencën Islamike na kushtëzon disi marrëdhëniet me Izraelin, nuk e di si do menaxhohet kjo, për të dalë mbi këtë kushtëzim që na vjen nga Turqia, apo Konferenca Islamike mbi Izraelin” tha Gjekmarkaj.

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu ka qenë edhe më kritik me listën e emrave që ka propozuar qeveria për kandidatët për ambasadorë.

"Është një gjë e paimagjinueshme ajo që ndodh me trupin diplomatik. Duhet të kenë 10 vite eksperiencë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Keni sjellë një listë dhe shoh shumë pak njerëz që vijnë nga trupi diplomatik. Ju duke marrë në majën e diplomacisë nga individë që nuk janë njerëz të trupi diplomatik, në këtë mënyrë demotivoni trupin diplomatik. Unë shoh padyshim një handikapit në zhvillimin e diplomacisë shqiptare. E shoh që kjo sëmundje pasqyrohet edhe në listën që ju keni sjellë për ambasadorët e rinj.’- tha Shehu.

Pas Kumbes do të dalin përpara komisionit Ervin Bushati dhe Vasilika Hysi të propozuar në SHBA dhe në OKB, si dhe Zhaklina Peto në Mal të Zi.

 

revoltohet opozita rama po bën qoka

Lini një Përgjigje