TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2023, 11:32

Kandidatja për ambasadore e Izraelit prezanton platformën, ndërhyn deputeti: Mos e fusni kokën si struci, dua përgjigje!

Shkruar nga Pamfleti

Kandidatja për ambasadore e Izraelit prezanton platformën,

Deputeti Tritan Shehu është përfshirë në një debat me drejtuesen e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodhelin.

Pas përgjigjeve që kandidatja për Ambasadore e Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në shtetin e Izraelit, Meri Kumbe, u dha fjala deputetëve të Komisionit në këtë seancë dëgjimore.

Deputeti i PD, Tritan Shehu ndërhyri duke thënë se nuk mori përgjigje për pyetjen e tij.

Më herët Shehu e pyeti Kumben nëse Shqipëria do të hapë ambasadën e saj në Jerusalem, por kandidatja nuk e ka dha një përgjigje.

Pas replikës së Shehut, ka reaguar drejtuesja e Komisionit, Mimi Kodheli, e cila i tha Kumbes që i sugjeronte të mos përgjigjej.

Debati:

Shehu: Shoh shumë pak nga njerëz që përfaqësojnë diplomacinë. Do të bëhet ambasadorë, ndaj punon dhe bën karrierën diplomatike. Në këtë mënyrë keni andikapuar karrierën diplomatike. Ju duke marrë majën e ambasadorëve nga individë që nuk lidhen dhe nuk janë pjesë e diplomacisë, ju shkatërroni Diplomacinë. Pse mos të ketë pjesë nga brenda vendit, që janë pjesë e diplomacisë. Kjo të bën realisht që ta shohësh me skepticizëm këtë proces.

Pyetja ime është politike, jemi në komision, pyetja ime ishte e qartë, ka një përmbajtje të thellë politike dhe shpreh pozicionin politik të ambasadores. Xhaketa e ambasadores sonë është thellësisht politike.

Mimi Kodheli: Ju ftoj të mos i përgjigjeni pyetjes.

Shehu: Unë pres përgjigje në çdo moment, dua përgjigje ndryshe është e kotë të vijohet kjo mbledhje. Si struci fusni kokën.

Kodheli: Edhe unë jam në të drejtën time që të bëj komente. Ju keni ngel në klasë, mbani shënime. Vetëm protagonistin mos e bëni.

deputet kandidate ambasadore

Lini një Përgjigje