TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Korrik 2025, 14:59

“Kam hasur rezistencë nga Shabani jo nga Pano Soko", Lapaj: I kërkoj falje çdo qytetari për këtë shëmti që po ndodh

Shkruar nga Pamfleti

“Kam hasur rezistencë nga Shabani jo nga Pano Soko", Lapaj: I

Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka komentuar 'luftën' brenda koalicionit që përfaqëson, në lidhje me çështjen e mandatit të deputetit. 

Lapaj tha për News24 si kandidati më i votuar i listës së “Shqipëria Bëhet”, kishte kërkuar që mandati t’i kalonte gruas më të votuar pas tij, për të respektuar vullnetin qytetar dhe parimet e transparencës.

Ai tha se nga kjo kërkesë pritej të jepte dorëheqjen Endri Shabani dhe Pano Soko nga listat e përfaqësimit. Kreu i Shqipëria Bëhet u shpreh i zhgënjyer nga zhvillimet brenda lëvizjes dhe kërkoi ndjesë publike.

“Kam hasur rezistencë nga zoti Shabani, jo nga zoti Soko. Zoti Shabani më tha se kishte dhënë një premtim publik dhe nuk tërhiqej. Unë i thashë: ‘Dakord, do të përfaqësoj 64 mijë njerëzit që na kanë votuar në rang kombëtar’. Dua t’i kërkoj falje çdo njeriu që na ka votuar dhe çdo qytetari që ka pritur të na mbështesë për këtë shëmti që po ndodh", tha Lapaj.

Lini një Përgjigje