TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Tetor 2023, 14:40

Kadilli: Berisha duhet të përballet në gjykatë me akuzat

Shkruar nga Pamfleti

Kadilli: Berisha duhet të përballet në gjykatë me akuzat

Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka komentuar akuzën e SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ai u shpreh se drejtësia është ajo që bën dallimin mes politikanëve të ndershëm dhe atyre që janë të korruptuar, ndërsa shtoi se këta të fundit duhet të shkojnë “aty ku kanë vendin”, sepse Shqipëria ka mbetur në dorën e pushtetit të Edi Ramës.

Kadilli tha gjithashtu se Berisha duhet të shkojë në gjykatë dhe të përballet me akuzën, teksa u shpreh se uron që ai të dalë i pafajshëm përballë drejtësisë.

“Duhet t’u themi shqiptarëve atë që është. Drejtësia bën dallimin mes politikanit të korruptuar dhe atij që është i ndershëm. Të korruptuarit të shkojnë aty ku kanë vendin sepse kemi mbetur në dorën e Edi Ramës dhe pushtetit të tij.

Si mund të funksionojë drejtësia kur kreu i opozitës që Berisha pretendon se është, e sulmon gjithë ditën drejtësinë. Procesi është ndaj Berishës, jo Partisë Demokratike. Unë uroj të dalë i pafajshëm, por duhet të shkojë në gjykatë”, tha Kadilli.

berisha akuza kadilli

Lini një Përgjigje