
Ish-kryeministri Berisha tha se zgjedhja e Artan Simonit si avokat i tij nga shteti ishte “sikur ta porosisja vetë”.
Ai u shpreh gjithashtu se emri i Artan Simonit, i cili pas disa orësh u zëvendësua me dy avokate të tjera, u përzgjodh nga kryeministri Rama.
“Përfaqësuesit e mi shkojnë aty për të treguar se ndaj gjykatës, institucionit, tregojnë respektin tim se mund të mos i dërgoja fare. Mund tu thosha dilni bëni deklarata në media, ata shkuan dhe paraqitën një kërkesë, largimin e kësaj gjykatësja. Por e patë kë zgjodhi ajo ishte fenomenale, sikur ta porosisja unë (qesh). Atë knerin e kuq, ishte gjëja më e bukur. E përzgjodhi, Rama ia dërgoi, ai ia nisi, ua them edhe personin me të cilin ia nisi. Ku e njihte ajo.
I kërkuan largohu se ke shkel kushtetutën. Nëse gjykatësja do të thoshte se “e thërras Berishën për ta pyetur për efekt të hetimit të gjykatës” çka është e drejtë ligjore, do shkoja. Por thërret të komunikojë një vendim për të cilin e shkruan vetë kushtetutën.
Ajo çdo gjë komunikohet me Ramën. Do të shkojnë kur të thirren, rri në kontakt me organet”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
Lini një Përgjigje