
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sfiduar kreun e qeverisë, Edi Rama duke e ftuar të votojë ligjin për heqjen e mandatit të deputetit.
“Bëhu burrë, nëse ta mban hajde ta votojmë”, iu drejtua Berisha, duke theksuar se deputetët e opozitës “e votojnë që nesër në Parlamentin e Shqipërisë”.
”E ftoj këtë burracak dhe frikacak të ketë kurajo të votojë amendamentin i cili u heq deputetëve çdo mbrojtje që i dallon ata nga qytetari i thjeshtë të vetmen votë që unë e garantoj, një pjesë e tyre nuk votojnë, por deputetët e opozitës e votojnë që nesër në Parlamentin e Shqipërisë, nuk veprohet, autorizohet një mercenare që ka humbur çdo gjë njerëzore të shkruajë kushtetutën e saj. Nuk shkruhen të tavolinën e gjykatësit dhe prokurorit kushtetuta", tha Berisha.
Në një konferencë për mediat, Berisha i cilësoi gjykatësit si mercenarë porositës së Ramës.
Lini një Përgjigje