
Ish kryeministri Sali Berisha ka publikuar disa video të ditës së zgjedhjeve lokale më 14 maj, ku pretendohet se nuk kanë votuar qytetarët por operatorët.
I ftuar në emisionin “Open” në News24, Berisha tha se kjo ka ndodhur në Kamëz, ku sipas tij një operator ka votuar 130 herë.
“Hynë votuesja, nuk voton, por për të voton përgjegjësi, kjo ka ndodhur në Kamëz. Kam informacion që ka pasur raste kur një operator ka votuar 130 herë. Kësaj here nuk janë mesazhe, por kamerat e qendrës së votimit. Kemi denoncuar dhe me emra. Operatori nuk ka asnjë punë që të shkojë aty”, u shpreh Berisha.
Më tej, ish kryeministri shtoi se “Bashkë Fitojmë” i janë marrë një numër i konsiderueshëm mandatesh.
“Vendimi përfundimtar do jepet pasi të analizohen të gjitha të dhënat që disponojmë. Një numër i konsiderueshëm mandatesh i janë marrë Bashkë Fitojmë. 9600 votues në Durrës ka rezultuar se kanë votuar pa u verifikuar. Pa diskutim që kjo ndryshon rezultatin. Ne po nxjerrim tani për çdo rreth votuesit shëtitës. Këta janë fantazma të cilët në një verifikim të bërë, një drejtori i bashkisë së Tiranës kishte regjistruar 16 vetë në 4 apartamente të tij bosh”, tha ai.
Lini një Përgjigje