TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Qershor 2023, 21:20

Rama del hapur, zero komunikim me Kosovën për kaosin në Veri; vijon me “thumbat” ndaj Albin Kurtit

Shkruar nga Pamfleti

Rama del hapur, zero komunikim me Kosovën për kaosin në Veri;

Ndonëse Kosova ndodhet në një situatë të vështirë dhe tensionet kanë kapur majat, nuk ka pasur asnjë kontakt mes Prishtinës dhe Tiranës Zyrtare...  

Shqipëria dhe Kosova nuk kanë pasur asnjë kontakt me njëra-tjetrën gjatë situatës së rënduar në veri. Edhe pse Beogradi vuri në gatishmëri ushtrinë dhe situata ka qenë shumë e tensionuar, mes kryeministrit Rama dhe kryeministrit Kurti apo presidentes Osmani, nuk ka pasur asnjë telefonatë. Kjo u konfirmua sot nga kryeministri Edi Rama gjatë një interviste.  Madje Rama tha se edhe sot në takimin që ka pasur në Moldavi me Osmanin, nuk ka folur për këtë çështje.

Nuk kam folur sepse shoh. Ata nuk janë fshehur dhe qëndrimi i tyre është i qartë. Është një çështje që është përgjegjësi e plotë e kryeministrit të Kosovës dhe e presidencës së Republikës së Kosovës. Janë ata nëse vendosin të diskutojnë ose jo. Nuk jam unë që i marr e u them ore si do ja bëni. Është respekt për ta dhe institucionet e Kosovës. Nuk e kam kërkuar një diskutim të tillë dhe nuk jam unë që duhet t’ia u kujtoj. Unë nuk jam babai i Kosovës. Është e drejta e tyre që të mos konsultohen”, tha ai.

Nga ana tjetër, Rama ka vijuar me “thumbat” ndaj Albin Kurtit. Sipas tij, tensionet janë të panevojshme dhe Kosova duhet të tërhiqet. Sipas tij, duhen zgjedhje të reja në veri. 

Qëndrimi ynë është shumë i qartë. Kjo është situatë e rrezikshme dhe e panevojshme. Nuk më takon mua të nxjerr përgjegjësit dhe sot jam kthyer nga Moldavia ku kanë qenë liderët e komunitetit Evropian dhe ne jemi një linjë me SHBA. Kjo situatë është e papranueshme dhe e pajustifikueshme. Kosova të shpallë zgjedhje të reja dhe serbët të kthehen në institucione. Fokusi i të dyja palëve nuk duhet të jenë të përplasen dhe të dëmtohen ku nëpër botë të shpërndahen foto të ushtarëve të KFOR të dëmtuar, por të mbyllin marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë”, tha ai.

Më tej Rama duket se i dërgoi një mesazh Kurtit. Ai u shpreh se kryeministri i Kosovës është ai që e ka në dorë zgjidhjen e situatës.

Kjo që po ndodh po e lëndon Kosovën në sytë e të gjithëve. Kjo nuk është e drejtë të ndodhë, aq më tepër për diçka të kësaj natyre. Është e kotë të rrinë kryetarët e komunave në godina. Albini e ka të gjithë lojën në dorë dhe mund ta kthejë pa qenë nevoja për një përshkallëzim absurd”, tha Rama.

kurti rama

Lini një Përgjigje