TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2025, 14:39

'Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë', opozita kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës

Shkruar nga Pamfleti
'Ka 3 muaj që nuk paraqitet në detyrë', opozita
Erion Veliaj

Partia Demokratike ka kërkuar shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës.

Shkresa iu është dërguar kryetares së Këshillit Bashkiak, Romina Kuko nga kreu i Grupit të Këshilltarëve të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti.

PD argumenton se Erion Veliaj mungon në detyrë prej 3 muajsh dhe kanë kërkuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak më 12 Maj, një ditë pas zgjedhjeve, për shkarkimin e tij sipas legjislacionit në fuqi.

Në ligj thuhet se “Kryetari i bashkisë shkarkohet me vendim të Këshillit të Ministrave në rastet kur (pika c) propozohet për shkarkim nga këshilli bashkiak përkatës për mosparaqitje në detyrë për një periudhë 3 mujore”.

“Kërkojmë mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, më datë 12 maj 2025, dita e parë e punës pas kalimit të afatit 3-mujor të mosparaqitje të pandërprerë në detyrë të z. Erion Veliaj, me objekt zbatimin e legjislacionit në fuqi dhe propozimin në Këshillin e Ministrave të shkarkimit të z. Erion Veliaj”, shkruhet në dokument.

Erion Veliaj ndodhet pas hekurave që prej datës 10 Shkurt, pasi u arrestua në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës.

Kryebashkiaku ndodhet në paraburgimin e Durrësit.

Postin e tij e ka marrë Anuela Ristani, kryetarja e komanduar nga Kryeministri Edi Rama.

opozita kërkon shkarkimin e erion veliajt si kryebashkiak i tiranës

Lini një Përgjigje