Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri, Fate Velaj ka zhvilluar një takim të veçantë me ish-kancelarin e njohur austriak, Franz Vranitzky, në kuadër të ceremonisë së 30-vjetorit të anëtarësimit të Austrisë në Bashkimin Europian, aktivitet ky i mbajtur në ambientet e Parlamentit austriak.
Gjatë këtij takimi, ambasadori Velaj shprehu mirënjohjen e thellë për rolin që Vranitzky ka luajtur në mbështetjen e stabilitetit në Shqipëri gjatë periudhës së vështirë pas rënies së skemave piramidale në vitin 1997.
Ai gjithashtu vlerësoi përkushtimin e vazhdueshëm të Austrisë në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Në këtë takim, ambasadori Velaj zhvilloi një bisedë të përzemërt edhe me Komisionerin e BE-së, Magnus Brunner, i cili shprehu interesim dhe entuziazëm për zhvillimet pozitive në Shqipëri dhe rrugën e saj drejt Bashkimit Europian.
Ky takim përkon me një moment simbolik në historinë europiane dhe nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-austriake në nivelet politike dhe diplomatike, për Tiranën që aspirron BE në një të ardhme të afërt.
Lini një Përgjigje