TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 15:37

“Ka 2 vjet që mban me gënjeshtra mbështetësit”, PD e Bashës i përgjigjet Berishës: Aleanca e kullave s’do të na mbajë dot peng

Shkruar nga Pamfleti

“Ka 2 vjet që mban me gënjeshtra mbështetësit”,

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme lidhur me vulën e PD-së, duke u shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe.

Në reagimin e saj ajo shtoi se Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe, ndërsa PD do vijojë përgatitjet për zgjedhjet.

Sipas saj, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot peng PD.

Ajo theksoi se PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth Partisë Demokratike.

Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe. Fitorja e sotme e pretenduar e Berishës është njësoj si ajo në Francë kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA.

I vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Sa do të mundohen, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot peng PD.

PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth PD”, tha Karabina.

lulzim basha sali berisha pd

Lini një Përgjigje