TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Dhjetor 2023, 14:13

Vendimi për logon dhe vulën e PD, Berisha sulmon Gjykatën e Lartë: S’u ngrit në lartësinë e misionit të saj

Shkruar nga Pamfleti

Vendimi për logon dhe vulën e PD, Berisha sulmon Gjykatën e

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë për të rikthyer çështjen e vulës dhe të logos së PD në Apel.

Në një prononcim për gazetarët, Berisha tha se kjo gjykatë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj.

“Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë vendimin e Apelit. Aktualisht në fuqi është vendimi i shkallës së parë, pasi Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në shkallën e parë, por në Apel. Duke mbajtur një qëndrim disiplinues, ajo kërkon që mos të jetë ajo. Është vendim i gabuar. Gjykata e Lartë për mendimin tim, vendim tjetër nuk mund të merrte përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit. Ishte skandaloze. E patë protestën sot? Është fillimi i përballjes. Ju garantoj se ka një vullnet, dhe revoltë te demokratët. Kjo parti lufton për Rithemelimin e pluralizimit”, u shpreh Berisha.

 

berisha gjykata e larte

Lini një Përgjigje