Gjykata e Posaçme do të vendosë nesër nëse do të pranojë kërkesën e SPAK-ut për të mbyllur Sali Berishën në arrest shtëpie për dosjen e kompleksit “Partizani”.
Irena Gjoka pasi dëgjoi palët, prokurorët dhe avokatët vendosi që nesër në orën 15:00 të marrë vendimin.
SPAK kërkon që ish-kryeministri jo vetëm të mbyllet në shtëpi, por të ruhet me policë tek dera dhe t’i ndalohet komunikimi me jashtë, përveç familjes.
Ditën e sotme gjykata rrëzoi dy kërkesa të avokatëve të Berishës, së pari për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka dhe se dyti për praninë e medias në seancë.
Pavarësisht këtij fakti, pala mbrojtëse e Berishës nuk ka hequr dorë dhe sot depozitoi një tjetër kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës nga çështja në fjalë.
Seanca nisi në orën 11:00, ndërsa të pranishëm ishin vetëm avokatët e Berishës.
Ish-kryeministri nuk u paraqit, ndërsa protestoi para Gjykatës së Lartë teksa po shqyrtohej rekursi i Rithemelimit për vulën e PD. Në GJKKO ka pasur edhe masa të shtuara sigurie.
Kujtojmë se SPAK ka kërkuar ashpërsimin e masës ndaj Berishës, për shkak të mos-respektimit nga ana e tij të masës “detyrim paraqitje” të vendosur më herët ndaj tij.
Berisha akuzohet për korrupsion në dosjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Lini një Përgjigje