TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Nëntor 2023, 09:55

Ish-zëdhënësja e Saliut: Basha po punon për prangosjen e Berishës, do t'i japë goditjen përfundimtare

Shkruar nga Pamfleti

Ish-zëdhënësja e Saliut: Basha po punon për prangosjen e

Gazetarja Juela Meçani, dikur ish-zëdhënëse e Berishës, e ftuar në studion e “Ditarit”, në A2 CNN, deklaroi se Lulzim Basha është një nga njerëzit që e dëshiron më shumë arrestimin e Sali Berishës.

“Basha mendoj se është një nga njerëzit që priste që Sali Berishës t’i viheshin prangat. Deri aty ka arritur antagonizmi dhe urrejtja e tij, sepse shikoj fjalorin e fortë që po përdor tani. 

Sipas asaj që di unë, ai po vepron, por i bën gjërat natën ose jashtë shtetit, duke lobuar që të dëmtojë Sali Berishën dhe grupin rreth tij”, tha Meçani.

Sipas saj, Lulzim Basha e ka strategji bërjen e gjërave nën rrogoz: 

“Bën lobime me ndërkombëtarë që i ka miq. Por, i bën jashtë shtetit. Ai po qëndron te cepi për t’i dhënë goditjen përfundimtare Sali Berishës, por nuk ka karizmën e të qënit lider”, tha ajo.

 

 

basha sali berisha

Lini një Përgjigje