TAGS-AT E JAVËS

Politike23 Mars 2026, 12:40

Ish-deputeti demokrat ironizon protestën e opozitës: S’bëri punë as flamuri gjerman

Shkruar nga Pamfleti
Ish-deputeti demokrat ironizon protestën e opozitës: S’bëri
Deputeti Edmond Spaho

Ish deputeti Edmond Spaho ka reaguar me tone ironike ndaj opozitës pas protestës së 22 marsit, duke vënë në dyshim efektin e saj dhe premtimet e bëra.

Në një reagim në rrjete sociale, Spaho kujtoi se protesta ishte paralajmëruar si një moment që do të sillte ndryshime të mëdha politike. 

Sipas tij, në protestë nuk ndihmoi as flamuri gjerman, ndërsa shtoi se kjo PD është bërë prej kohësh për në muzeun e humorit.

“Kjo protestë ishte premtuar të çonte në muze ose Ramën ose PD. Si në çdo protestë të PD, Rama nuk deshi t’ia dijë as në 22 Mars. Madje nuk bëri punë as flamuri gjerman. Premtimi i fundit, protesta tjetër do jetë edhe më e shkëlqyer. Kjo PD është bërë prej kohësh për muze. Jo për në muzeun e historisë, në muzeun e humorit”, shkruan Spaho.

1 Komente

  1. M
    Moxs

    Keshtu kane qene gjithmone shqiptaret, te percare. A eshte ky momenti per tu bashkuar apo per te irnonizuar familjen tende politike prej shume vjetesh?

    Lini një Përgjigje