TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Janar 2024, 08:30

Incidenti me Flutura Açkën, sot shqyrtohet kërkesa për përjashtimin e Bardhit dhe Nokës

Shkruar nga Pamfleti
Incidenti me Flutura Açkën, sot shqyrtohet kërkesa për

Ditën e sotme Komisioni i Etikës do të mblidhet për të shqyrtuar kërkesën e PS-së pas incidentit që ndodhi 2 ditë më parë në Komisionin Parlamentar të Medias me kryetare demokraten Flutura Açka, e cila u sulmua verbalisht nga dy kolegët e saj demokratë Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

PS ka kërkuar përjashtimin nga seancat plenare të Bardhit dhe Nokës pas incidentit që shkaktuan.

Në mbledhjen e dy ditëve më parë të Komisionit të Medias, Bardhi dhe Noka i mbyllën mikrofonin me forcë koleges së tyre Flutura Açka për të mos lejuar vazhdimin e mbledhjes së këtij komisioni, si pjesë e aksionit të tyre opozitar për bllokimin e punës së Kuvendit.

Veç përplasjes me Açkën, Gazment Bardhi dhe Flamur Noka patën një debat të fortë edhe me deputetën demokrate, Merita Bakiun.

Bardhi e ka akuzuar Bakiun se i shkon pas Lulzim Bashës dhe shkelin interesat e demokratëve. Ndërkohë, mes tensioneve dhe zhurmës, Bardhi i kërkoi Flutura Açkës që të flasë për interesat e Partisë Demokratike dhe mos bëhej zëri i Edi Ramës, ndërsa Flamur Noka i hoqi asaj mikrofonin.

 

 

incidenti me flutura açkën noka bardhi

Lini një Përgjigje