
Deputeti i Partisë Socialiste Blendi Klosi ka komentuar mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore e cila pritet të zhvillohet ditën e nesërme.
Ai shprehet se opozita do ndjekë të njëjtin skenar kaosi në mbledhjen e komisionit. Sipas tij nesër do të ketë një përplasje jo të argumentit por të forcës.
“Dyshoj që nesër do kemi mundësi të flasim për politikë. Dyshoj fort se do kemi përsëri një përplasje jo të argumentit, por të forcës. Kjo do jetë një ngjarje jo e mirë për vendin por sërish është një mundësi që forcat politike të shprehin opinionet e tyre në komision. Nuk dua të bëj orakullin por shpresoj që nesër të kemi një mundësi, moment opinionesh dhe vlerësimesh. Komisioni i Reformës Zgjedhore është një komision i ngritur ad-hoc (i posaçëm). Për 3 apo 4 muaj përfundon afati i komisionit të Reformës Zgjedhore. Në këtë sesion parlamentar jemi në kohën jo të përshtatshme, sepse duhet ta kishim bërë përpara”, tha Klosi për “Report Tv”.
Lini një Përgjigje