
Juristi Ylli Manjani teksa ka komentuar situatën politike, tha se Parlamenti Shqiptar është i ndërtuar artificialisht nga Rama dhe Basha.
Sipas tij, ne nuk mund të presim të kemi një parlament të ketë raport kushtetues të drejtë me institucionet, pasi ata që zgjidhen si deputet i shërbejnë vetëm kryetarit të tyre.
Me ironi ai tha se pavarësisht se të gjithë opozitarët nuk i quajnë të drejta vendimet e qeverisë, nga grupi i “Huthit” (duke iu referuar Lulzim Bashës) nuk pati asnjë deputet të përjashtuar.
“Si s’pamë asnjë të përjashtuar nga këta të “Huthit”? Ky parlament është i ndërtuar artificialisht, ti e ke shumë të vështirë të gjesh një personalitet aty brenda. Ky parlament ka fytyrën e Edi Ramës në origjinën e vetë dhe të Lulzim Bashës tjetër gjë që ky u bë “Huthi” për shkak të zhvillimeve.
Nga kjo pikëpamje ti nuk pret dot që nga ky parlament i ndërtuar në mënyrë artificiale të ketë një raport kushtetues të drejtë me qeverinë, me institucionet, jo këta janë disa zyrtarë të vegjël që marrin një rrogë si deputet dhe i përgjigjen bamirësit që i ka futur në listë”, tha Manjani.
Lini një Përgjigje