TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Maj 2023, 23:10

I shiti të gjithë bashkëpunëtorët, Rama: Ata më lëshuan mua, punuan pas shpine

Shkruar nga Pamfleti

I shiti të gjithë bashkëpunëtorët, Rama: Ata më

Kryeministri Edi Ram vijon t’i shesë të gjithë ata që i dalin nga rrethi. Si sot ishte në “Top Story” dhe u pyet për fatin e Arben Ahmetaj dhe Saimir Tahirit. Ai vijoi me të njëjtën retorikë se nuk do bëhet mburojë për asnjë.

Rama: Unë nuk jam mburojë e askujt për drejtësinë. Ditën që formohet qeveria kjo është fjalia ime e parë, nga tani e pas secili do te mbajë vendin me punën e vet dhe me integritetin. Nëse mendoni se edhe do të mbani vendin dhe përveç punëve të përbashkëta do të bëni eshë të tjera do të mbani përgjegjësi vetë. I kam thënë unë nuk jam për t’ju mbajtur juve, ju jeni për të mbajtur PS-në dhe të mos më lëshoni mua se unë e quaj lëshim të bësh gjëra pas shpinës time. I kam të gjithë bashkëpunëtorët të rëndësishëm edhe ata që janë në qeveri edhe ata që janë në parlament edhe kryetarët e bashkive janë të gjithë të rëndësishëm. Servilizmi nuk është një virtyt ose një cilësi që unë e kam të nevojshme, nuk kam nevojë për servilë se janë të mërzitshëm, nuk të sfidojnë, nuk të krijojnë atë ndjesinë e energjizimit të punës kështu që nuk i dua. Bashkëpunëtorët janë shumë të rëndësishëm për të sfiduar.Ne kemi plan pune kemi kritere performancë kemi afate dhe puna është kryesorja. Belinda është shumë e dukshme në këtë periudhë sepse mbulon një pjesë shumë të rëndësishme të punës dhe e mbulon me shumë sukses e kompetencë. Është e vështirë të bëhet si Rama sepse në një moment të caktuar kur ka një lider që ka një fuqi tërheqëse të karrocës më të madhe se zakonisht, partia kalon në një fazë që e ka të mundur të tërheqë karrocën kështu.

rama ahmetaj

Lini një Përgjigje