
Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me atentatin ndaj ish-Presidentit Donald Trump, i cili mbeti i plagosur në veshin e djathtë, pas të shtënave me armë.
Ai ka dënuar ashpër sulmin, teksa shkruan se akte të tilla nuk kanë vend në demokraci.
“I pikëlluar kur mësova për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme.
Ne e dënojmë fuqishëm këtë sulm dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci”, shkruan Begaj në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje