Kryeministri Edi Rama ka reaguar për atentatin që iu bë Donald Trump-it, kandidatit zyrtar të Republikanëve për president në zgjedhjet presidenciale të SHBA.
Rama shprehet se ngjarja është një tragjedi për botën demokratike.
'Është shqetësuese të dëshmosh që një kandidat për President të Shteteve të Bashkuara të qëllohet duke folur në një tubim dhe të dëgjosh se një pjesëmarrës ka vdekur me disa të tjerë të plagosur. Kjo është një tragjedi për botën demokratike. Mendimet e mia janë me ish-presidentin Trump dhe familjen e tij. Ne të gjithë shpresojmë se kjo ngjarje e tmerrshme do të bashkojë Amerikën dhe të gjithë njerëzit e botës demokratike kundër të gjitha formave të dhunës.', ka shkruan Rama.
It is distressing to witness a candidate for the President of the United States being shot while speaking at a rally, and to hear that a participant has died with several others injured. This is a tragedy for the democratic world. My thoughts are with former President Trump and…
— Edi Rama (@ediramaal) July 14, 2024
SHBA është i tronditur nga atentati ndaj Donald Trump pasditen e djeshme, gjatë mitingut të tij parazgjedhor në Pensilvani.
Ish-presidenti amerikan ishte objektivi i të shtënave të cilat lanë pas një qytetar të vdekur dhe dy të plagpsur rëndë.
78-vjeçari Trump sapo kishte filluar fjalimin e tij kur u dëgjuan të shtëna.Menjëherë kandidati republikan ka kapur veshin e djathtë, ndërsa fytyra iu mbulua me gjak.
Më pas ai pa dorën e tij me gjak dhe u ul në gjunjë përpara se anëtarët e Shërbimit Sekret të nxitonin rreth tij për ta mbrojtur.
Lini një Përgjigje