Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një konferencë për gazetarët është shprehur se ditën e shtunë në orën 12:00 do të organizohet një protestë në qytetin e Shkodrës.
Berisha u shpreh se kjo do të jetë një protestë në shenjë solidariteti për viktimat e djeshme, “për t’i thënë jo dhunës së mafies.
“Të shtunën në orën 12:00, PD organizon protestë në Shkodër në shenjë solidariteti për viktimat e djeshme, “për t’i thënë jo dhunës së mafies”, tha Berisha.
Pasditen e së mërkurës, 3 persona u vranë në Dobraç të Shkodrës, ndërsa një u plagos. Sipas të dhënave paraprake policore, objektiv i këtij atentati ka qenë një nga viktimat, Hamza Lici, i cili udhëtonte në automjet së bashku me Arlind Bushatin, i cili gjithashtu mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave.
Nëse dy viktimat ishin në shënjestër të autorëve, aksidentalisht viktimë nga kjo ngjarje mbeti edhe shtetasja Flutura Basha, e cila po udhëtonte me motor me bashkëshortin e saj, Bashkim Basha, i cili po lufton ende për jetën në spital.
Lini një Përgjigje