Rama vijon të dalë në intervista dhe të justifikojë Agaçin, teksa duket se ka vendosur të mos ngatërrohet më me hallet e të vëllait...
Kryeministri Edi Rama po tenton të “fshihet pas gishtit” sa i takon akuzave që erdhën nga Italia. “Rai 3” duket se ka nxjerrë nga shinat, pasi prej dy ditësh kryeministri vetëm i sulmon dhe i anatemon, ndërkohë që ata thanë një gjë që të gjithë e dimë. Çdokush e di se Olsi ka lidhje me krimin dhe po ashtu të gjithë e dimë të shkuarën e errët të Engjëll Agaçit në Itali.
Atëherë pse është shqetësuar kryeministri? Sot ai ka dal në intervistën e radhë dhe ka tentuar sërish të justifikojë Engjëll Agaçin, duke u kapur pas asaj se po mbron Shqipërinë dhe jo vetën apo vartësit e tij. por në asnjë moment Ram nuk flet për akuzat që ngrihen.
“E para, jo ndoshta në Shqipëri, por në radhë të parë në Shqipëri. Sepse nga Shqipëria ajo është eksportuar dhe importuar ai produkt. Ishte një produkt që dukej si i nxjerrë nga magazinat e errëta të kohës së palavdishme të kohës italiane, ku sa herë fliste albanesi, fliste vrasës, fliste për prostituta, fliste për hajdutë dhe për Shqipërinë si atdheu i krimit dhe i të gjithë të këqijave. E dyta nuk është një badi beko. Reagim në funksion të së vërtetës, të së vërtetës së thjeshtë. Se ndër shumë gënjeshtra që u thanë aty, u tha edhe një gënjeshtër shumë e madhe, që viktima e atij agresioni dhe viktima kryesore ishte sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave kishin refuzuar të përgjigjeshin, kishin refuzuar te jepnin opinionin e tyre. Ndërkohë që e kundërta është e vërtetë. Kam marrë përgjigje me shkrim, sepse pyetjet janë dërguar me shkrim në kohën e duhur, në afatin e përcaktuar prej atyre vetë. Dhe kulmi është që pasi e thonë këtë gënjeshtër vetë në emision duke krijuar një moment tjetër të hijes së dyshimit për gjithë atë konspiracion të ngritur mbi mbledhjen e ujërave të zeza të kanaleve politike dhe mediatike të Tiranës, shfaqen edhe këtu në një kanal të ujërave të zeza dhe vazhdojnë duke i thënë shqiptarëve, sa fatkeqësi e madhe që as përgjigje nuk denjuan të kthejnë”, tha Rama te “Report TV”.
Por ajo që bie në sy është se Rama nuk ka thënë asnjë fjalë për të vëllanë. Media italiane e akuzon për lidhje me trafikantët, por kryeministri ka mbrojtur Agaçin dhe aspak Olsin. I pyetur mbi këtë lëvizje, ai duket se e la në baltë të vëllanë.
“Sepse nuk është një çështje personale dhe nuk kam reaguar për çështjen e tim vëllai dhe këtu në Shqipëri. Vëllai ka gjithë kapacitetin që të përballet si gjithë të tjerë. Është një çështje që i takon SPAK të vendosë se kush është fajtori në këtë. Natyrisht aty ka një pjesë tjetër që lidhet me mua dhe për atë pjesë është padia numër 22 e imja për këta shqiptarë që janë mbartës të atij mallkimi që ka Shqipëria që nga 1912, që kanë qenë armiqtë më të mëdhenj për një progres në Shqipëri”, tha ai.
Më tej Rama ka tentuar të justifikojë dhe telefonatën e “çmendur” me drejtorin e “Rai”. Po ashtu ai tha se sulmi nuk do kishte ndodhur po të mos bëhej fjalë për një barrikadim politik në Itali midis të majtës dhe të djathtës në prag të zgjedhjes dhe goditja për paktin e bërë mes Italisë dhe Shqipërisë, është një goditje për qeverinë italiane dhe jo shqiptare.
Lini një Përgjigje