
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, ka folur sa i përket investigimit “RAI3’. Ai tha se objekti i atij emisioni, ishte fakti se kemi të bëjmë me një marrëveshje për emigrantët mes Qeverisë italiane dhe Edi Ramës.
Paloka u shpreh se “RAI3” i tregoi Meloni se ka të bëjë me një qeveri mafioze.
“Ata i kanë thënë Melonit jo se është e korruptuar, por i kanë thënë ke bërë marrëveshje me një Qeveri mafioze, se në fund të ditës Olsi Rama nuk është vëllai i Melonit, as Engjell Agaçi nuk është Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Natyrisht që gazetarët italianë mund të kenë synim të godasin Melonin, por kanë përdorur të zezat e Edi Ramës, i kanë treguar se ja çfarë shoku ke, me kë bën marrëveshje”, tha Paloka.
Ai u shpreh se lidhjet e qeverisë me krimin dhe çdo skandal i niveleve të larta, janë kthyer në diçka normale.
“Lidhjet e Qeverisë me krimin dhe çdo e zezë, madje edhe skandale të niveleve ‘5D’ që është kulmi i arrogancës, apo që Olsi Rama rezulton i lidhur me laboratorë të drogës, janë kthyer në diçka normale dhe kjo është për të ardhur keq që qytetarët nuk reagojnë. Reagim nga Qeveria është e kot të presësh, ata janë të zhytur dhe është e kotë të presësh reagim prej tyre.
Këto reagimet e drejtësisë, mendoj se është një dëm që po i bëhet shqiptarëve, përsa kohë kemi një drejtësi me regji, dhe regjinë e kanë në dorë fatkeqësisht Edi Rama. Edhe këta që arrestohen nisin për korrupsion dhe vjedhje dhe përfundojnë me shpërdorim detyre a thua se kanë thyer pllakat e banjës”, tha Paloka.
Lini një Përgjigje