
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat nga qytetit i Fierit, deklaroi se Monika Kryemadhi vazhdon që të jetë deputete e Partisë së Lirisë dhe se zërat që thonë të kundërtën janë thjeshtë diversione në shërbim të Ramës.
Më tej ai sulmoi kreun e PD-së, Lulzim Basha, për të cilin tha se i shërben regjimit të Ramës dhe se gënjen edhe kur fle.
“Kryemadhi vazhdon të jetë deputete e PL. Gjithçka që flitet janë diversione që i hap Rama. PL do jetë e jashtëzakonshme në mbrojtje të komunitetit. Fieri do jetë prioritet kryesor i yni.
Nuk besoj se ia vlen të flitet për Bashën, pasi është një njeri i braktisur, që ka lënë shqiptarët pa opozitë për shërbimet që i ka bërë këtij regjimi. Lulzim Basha dhe kur fle gënjen”, tha Meta.
Lini një Përgjigje