
Avokatja Adriana Kalaja ka bërë me dije se këtë të martë ka kallëzuar në SPAK Lulzim Bashën, Aurela Bashën dhe Erion Isufin.
Avokatja Adriana Kalaja i ka kallëzuar penalisht këta persona për akuzat e Falsifikimit të Dokumentave, Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie edhe disa akuza të tjera.
Ndërkohë pak kohë më parë “Pamfleti” publikoi dhe pasurinë e Lulzim Bashës.
Lulzim Basha ka deklaruar pranë ILDKPI se ka vënë pasuri të madhe gjatë vitit 2022. “Pamfleti” ka siguruar deklarimin më të fundit të bërë prej tij dhe në bazë të dokumentacionit, konfirmohen akuzat e bëra nga Gazment Bardhi. Ai e akuzoi Bashën se ka blerë një kat të tërë pallati në një resort luksoz dhe duket se kjo është e vërtetë.
Duke i marrë me radhë, Lulzim Basha deklaron se ka shitur prona, ose për të qenë më të saktë, ai deklaron se ka shitur një aset me vlerë 586,723 euro. Po ashtu Basha deklaron se ka trashëguar miliona lekë nga familjarët e tij. Ai deklaron se ka trashëguar 19 mijë euro dhe afro 80 mln lekë të vjetra. Në total ai deklaron afro 1 mln euro të ardhura.
Por nuk është kjo më e habitshmja, pasi edhe gruaja e tij ka trashëguar 5 apartamente dhe 5 garazhe. Madje një prej apartamenteve është sa një kat pallati, pasi është mbi 1 mijë metër katror. Po ashtu gruaja e tij ka trashëguar shuma të mëdha parash dhe ka fitime të majme nga qiratë.
Lini një Përgjigje