TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Qershor 2023, 12:25

Humbja e thellë në zgjedhje, deliron Berisha: Më 14 maj kanë votuar edhe fëmijët 10-vjeçarë

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e thellë në zgjedhje, deliron Berisha: Më 14 maj kanë

Ish kryeministri Sali Berisha vijon të mos e pranojë humbjen e thellë të zgjedhjeve të 14 majit.

Në prononcimin e përjavshëm me gazetarët, Berisha ka bërë një deklaratë të çuditshme për të justifikuar humbjen e tij në zgjedhje. Ai thotë se në Elbasan janë lejuar të votojnë edhe fëmijë të moshës 10-vjeçare duke shtuar se kjo është e filmuar.

“Në një seancë që ka vazhduar gjer në 6 të pasdites, provat filmike të pakundërshtueshme janë paraqitur përpara KAS-it, i cili siç del, kryesohet nga një kriminel i vërtetë elektoral. Pra, një proces antiligjor i faktuar me dokumente zyrtare, të marrë nga kamerat e qendrave të votimit, faktohet se është zhvilluar në shkelje flagrante të ligjit dhe të fshehtësisë së votës, injorohet nga një person që ka urrejtje në çdo qelizë të trupit të tij sepse është shkarkuar nga zëvendëskryeministër dhe ministër i Drejtësisë për shkak të korrupsionit. Ai nuk meriton, ai e ka vendin aty ku duhet të jetë çdo kriminel elektoral. Ju i keni ndjekur ndoshta dje, nga salla e KAS-it, në çdo qendër votimi, gjatë gjithë ditës, operatorët shkelnin ligjin elektoral, kontrollonin votën e zgjedhësve. Votimi në Elbasan ka kulmuar kur janë lejuar të votojnë edhe fëmijë në moshën 10-vjeçare dhe kjo është e filmuar. Pra, në qendrën e dytë më të madhe të vendit, de facto nuk është votuar”, tha Berisha.

berisha 14 maj femije

Lini një Përgjigje