TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Maj 2025, 09:28

Humbja e thellë e PD, ironizon Jozefina Topalli: Ky rezultat turpëron edhe Putinin

Shkruar nga Pamfleti

Humbja e thellë e  PD, ironizon Jozefina Topalli: Ky rezultat turpëron

Koordinatorja e Partisë Demokratike për Diasporën, Jozefina Topalli ka ironizuar manipulimin e votës së diasporës.

Topalli nisur nga një prej kutive të Qarkut Fier ku rezulton se PS ka marrë 90% të votave, thotë se kjo do të turpëronte dhe Vladimir Putin.

‘Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin. Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar’, shkruan Topalli në Instagram.

Postimi i plotë:

Kjo është vetëm një nga minierat e fletëve të diasporës, ku pushteti gdhend 90%. Në vitin 2025, një rezultat i tillë ndodh vetëm në Korenë e Veriut. Është rezultat që turpëron edhe Putinin

Putini i arrin zakonisht me 75-80%, por e lë ca vend për “demokraci të kontrolluar.

Këtë rezultat nuk e arrin as inteligjenca artificiale me algoritëm manipulimi maksimal.

Humbja e thellë e  PD, ironizon Jozefina Topalli: Ky rezultat turpëron

Lini një Përgjigje