TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2025, 22:58

“Mirënjohje për çdo votë”, Dhurata Çupi falenderon demokratët: Asgjë s’duhet të na ndalë ta bëjmë PD-në fituese

Shkruar nga Pamfleti

“Mirënjohje për çdo votë”, Dhurata Çupi

Deputetja demokrate Dhurata Çupi ka reaguar pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, ku nuk arriti të sigurojë një mandat në parlament nga lista e hapur në Qarkun e Tiranës.

Në një mesazh publik në rrjetet sociale, ajo ka shprehur mirënjohje për qytetarët dhe për të gjithë demokratët që kontribuan në fushatë.

“Faleminderit dhe mirënjohje për çdo votë! Faleminderit çdo demokrati që punoi me zemër e përkushtim në fushatë! Asgjë nuk duhet të na ndalë për ta bërë fituese Partinë Demokratike,” shkruan Çupi.

Dhurata Çupi, aktualisht deputete e Kuvendit të Shqipërisë, u rendit në listën e hapur të PD-së në Qarkun e Tiranës dhe siguroi rreth 3 mijë vota nominale. PD arriti të marrë 12 deputetë nga lista e sigurt në këtë qark dhe vetëm një nga lista e hapur. Në garën mes Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit, fituese u shpall e para me rreth 20 mijë vota, kundrejt 18 mijë të tilla të të dytit.

Lini një Përgjigje