TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2025, 21:41

Numërimi i votave, Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

Shkruar nga Pamfleti

Numërimi i votave, Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim

Kreu i Komisionit Qendror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi tha se nuk ka pasur ankesa në KQZ nga kandidatë të partive të ndryshëm për tjetërsim të votave.

Ai deklaroi se deri më tani asnjë ankesë apo shqetësim nuk është depozituar në KQZ.

“Deri tani nuk është prezantuar asnjë pretendim apo shqetësim. Menjëherë pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe shpalljes së rezultatit ashtu sikurse e parashikon kodi zgjedhor, KQZ do të bëjë një verifikim në mënyrë rastësore, por ndoshta dhe më shumë se kaq, për kutitë e votimit qoftë në rastin e votimit të subjekteve zgjedhore, edhe për atë të kandidatë”, tha Celibashi për “Euronews Albania”.

Lini një Përgjigje