TAGS-AT E JAVËS

Politike18 Maj 2025, 12:00

Votat e diasporës, qarqet ku ende po numërohen zarfet; a mund të ndryshojë rezultati?

Shkruar nga Pamfleti

Votat e diasporës, qarqet ku ende po numërohen zarfet; a mund të

Procesi i numërimit të votave të diasporës vijon ende në Parkun Olimpik, ndërsa procesi konsiderohet i mbyllur përfundimit në Qarkun e Kukësit, ku janë numëruar të gjitha votat, si brenda vendit ashtu edhe jashtë, si dhe ato preferenciale.

Ndërkohë procesi i numërimit të votave të diasporës ka përfunduar për subjektet zgjedhore në 6 qarqe, ndërsa për votat preferenciale vijon për qarqet e Durrësit, Tiranës, Shkodrës, Fierit, Dibrës dhe Lezhës.

Ndërkohë në qarqet Korçë, Gjirokastër,  Vlorë, Elbasan dhe Berat vijon numërimi si për subjektet zgjedhore, ashtu edhe për votat preferenciale.

Nga numërimi i votave të diasporës nuk pritet të ketë ndryshim sa i takon rezultatit mes subjekteve në ndarjen e mandateve, por duket se ato ndikojnë në listat e kandidatëve, sa i takon renditjes së tyre.

Në të paktën dy raste, një në Kukës dhe një në Tiranë, pati ndryshime në renditjen e kandidatëve. Në rastin e Kukësit kemi ndryshimin në listës së PD-ASHM, ndërsa në Tiranë në atë të PS-së, ku Olta Xhaçka ka kaluar Blerina Gjylametin në renditje.

Kjo e fundit kishte siguruar mandatin e deputetit me votat brenda vendit, por nga votat e Diasporës, ajo ia lë vendin në Kuvend, ish-ministres Olta Xhaçka.

Sipas shifrave zyrtare të KQZ-së, janë numëruar dhe referuar 192 155 zarfe me vota të emigrantëve nga 195 141 që ka qenë numri total.

Partia Socialiste ka fituar 114 126 vota, ose 60,06% dhe Partia Demokratike 46 009 vota, ose 24,21%. 

Nisma Shqipëria Bëhet nga diaspora numëron 14353 vota, ndërsa Mundësia e Agron Shehajt 5864 vota.

Lini një Përgjigje