TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Nëntor 2023, 15:37

Hodhën tymuese në seancë, përjashtohen me 10 ditë 3 deputetë të opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Hodhën tymuese në seancë, përjashtohen me 10 ditë 3

Sekretariati i Etikës ka përjashtuar me 10 ditë deputetët e opozitës që hodhën tymuese në seancën e djeshme.

Të përjashtuar janë Elda Hoti, Samir Korreshi dhe Lindita Metaliaj. Mësohet se dy zonjat kishin futur tymueset në çanta e tyre, ndërsa Korreshi ishte ai që i ndezi.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që një ngjarje e tillë ka ndodhur, pasi ky është pjesë e asaj që deputetët demokrat e quajnë aksion opozitar, i cili sipas tyre do të vazhdojë deri sa të njihen e të respektohen të drejtat e tyre.

Lini një Përgjigje